Përfundon seanca për Adriatik Llallën, gjykata shtyn për në nëntor shqyrtimin e dosjes. Avokati kërkoi kryerjen e disa hetimeve të tjera dhe gjykata vendosi plotësimin e hetimeve. Seanca e radhës do të mbahet në Nëntor.
Ka qenë gjyqtarja Irena Gjoka ajo që vendosi të pranojë kërkesën e avokatiti të Llallës për shtyrjen e seancës paraprake. Sipas GJKKO hetimet e bëra nga SPAK nuk kanë qenë të plota dhe për këtë arsye është kthyer dosja për të çuar deri në fund hetimin ndaj Llallës.
Kujtojmë se Llallës i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Gjatë hetimeve 2 vjeçare nga ana e SPAK, për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, rezulton se Lalla kur ka qenë në krye të detyrës ka bërë një udhëtim në Gjermani në të cilin nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash, të cilën e ka përdorur për të shkolluar të bijën.
Aktualisht Llalla vijon të hetohet për mosdeklarim të ardhurash, ndërsa më herët mbi të rëndonin akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.