Një adoleshente nga Moska ka ndërruar jetë teksa po lahej në vaskë dhe u godit nga rryma elektrike. E mitura 15-vjecare, e identifikuar si Anna K qëndroi rreth një orë në tualet ndërsa fqinjët thanë se kishte rrjedhje uji nga tavani.
Dyshimet e para të policisë mbeten tek goditja nga rryma elektrike pasi celulari i saj po karikohej. Mediat ruse raportojnë se ishte njerku i saj që theu derën e tualetit dhe e gjeti të pajetë në vaskën e mbushur me ujë.
Familjarët thanë se një lavatriçe rrobash kishte shkaktuar edhe më parë rrymë elektrike në banjë. Pas ekzaminimeve, mjekët thanë se i mori jetën shoku elektrik ndërkohë që është bërë shpesh herë thirrje që të mos përdoren pajisjet e tilla pranë ujit. Gjatë kohëve të fundit ka pasur një numër të lartë të jetëve të humbura të shkaktuara nga rryma elektrike.(A.M/Faxweb.al)