Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Krízë në Vlorë/ Administratori ánkohet për numrin e ulët të pushuesve, zbulon cilët janë të huajt që nuk e bráktisën bregdetin shqiptar

Gushti ka nisur me shtim të numrit të pushuesve në Vlorë, megjithëse ndikimi në ekonominë e vendit është i ulët. Fundjava ka gjithmonë numër më të lartë të turistëve, të cilët shkaktojnë trafik në rrugët e qytetit të Vlorës për të shkuar në drejtim të Himarës apo Dhërmiut.

Sa i përket turizmit në qytet deri tani, por edhe në vijim (bazuar në prenotimet e bëra) administratori i një prej hoteleve me kapacitet më të madh në Vlorë, Adnand Aliaj, thotë se po punojnë me një numër më shumë se të reduktuar pushuesish. Ai shprehet se ka më pak se 30% e kapacitetit në krahasim me një vit më parë. Gjatë javës nuk ka lëvizje, vetëm në fundjavë ka një lëvizje por sërish jo me fluks.

Aliaj zbuloi se cilët janë të huajt që kanë bërë më shumë pushime në bregdetin e Vlorës këtë vit ndërsa shpreson që muaji Gusht të sjellë ndryshime për ekonominë.

“Shtetasit që qarkullojnë janë ukrainasit, shumë pak polakë po shohim dhe pjesa tjetër mbetet Maqedonia e Kosova, të cilët janë klientët kryesorë. Deri tani kemi bërë 2-3 takime me Bashkinë për taksat vendore. Deri tani e kemi lënë të hapur mundësinë sipas ecurisë, por shpresojmë që Gushti të jetë më ndryshe nga muajt e parë”, u shpreh Aliaj.(A.M/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *