Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

Administrativja shpërfill banorët: Të vazhdojë ndërtimi i HEC-it në Valbonë

Gjykata Administrative ka vendosur të rrëzojë kërkesën e banorëve për mosndërtimin e HEC-it në Luginën e Valbonës.

Ajo ka shpërfillur shoqatën “Toka” dhe banorët e komunës Margegaj të Kosovës, të cilët kërkuan pezullimin e punimeve për shkak të dëmeve të pallogaritshme që shkakton.

Trupi gjykues hodhi poshtë kërkesën dhe vendosi shqyrtimin në themel të çështjes. Ky vendim nuk është përkrahur nga pala paditëse, avokati i të cilës bëri me dije se do ta ankimojnë vendimin:

“Do e ankimojmë vendimin. Është i padrejtë. Kemi paraqitur prova, raporti i vlerësimit do të jetë më vonë.Çdo punim është në shkelje të ligjit. Është zonë e mbrojtur. Jemi përballë me mohimin e institucionit për vënien e infomacionit në dispozicion.”

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *