Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i një 26-vjeçare e cila dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës disa ditë më parë në zonën e komunës së Parisit në kryeqytet.
Fax News mëson se vajza quhet Adjola Lakra dhe sipas burimeve mësohet se 26-vjeçarja ka marrë në telefon Billën për ta takuar e ku dyshohet se ky i fundit ka qenë nisur drejt vendit të caktuar nga telefonata për t’u takuar.
Dyshohet se Lakra është përdorur si karrem për të nxjerrë në pritë Billën, që u ekzekutua në mënyrë mafioze e që deri më tani për ngjarjen janë shoqëruar 3 persona. Ajo që ka e ka zbuluar rolin e saj është vëzhgimi që ka bërë policia ndaj Lakrës ku ka siguruar edhe prova se është e përfshirë në ngjarje, por jo qartësisht për rolin që kishte.
Burime bëjnë me dije se Pòlicia ka ndaluar shtetasen Adjola Lakra, e cila dyshohet se ka ndihmuar shtetasit Viktor Marku dhe Sebastian Mali, në ditën kur ndodhi atentati.
Sipas bluve kjo shtetase dyshohet se “është bashkëpunëtore në vrásjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrárë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M)”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)