Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Hùmb betéjën me Covid-in, ndahet nga jeta vëllai i drejtuesit vendor

Është ndarë nga jeta për shkak të Covid-19, Adem Latifi, vëllai i Kryetarit të Rahovecit në Kosovë, Smajl Latifi. Kështu ka njoftuar, ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska ndërru jetë vëllai i madh, Ademi. Ka qenë i prekur me COVID-19. Jam pjesë e dhimbjes dhe e mërzisë së tyre! Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqve, ngushëllime!,” është shprehur Nitaj.

Lidhur me këtë ka shprehur një mesazh ngushëllimi edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adem Latifit. Baci Malush, kryetar Smajl Latifi dhe e gjithë ju familja Latifi, pranoni ngushëllimet e mia dhe kolegëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Të jeni krenarë që Ademi ishte pjesë e jetës suaj. Pushoftë në paqe!

Në Kosovë deri sot kanë humbur betejën me virusin  212 persona.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *