Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Acarohet me maxhorancën Gjuzi në Kuvend: Ça ke që tund kokën ti ore, nuk të pëlqen? Si ato grenxat xanxare!

Gjatë seancës sësotme plenare, e para për vitin 2020, teka kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi po prezantonte rregullat për proces verbalin e seancës, deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur i pakënaqur me proces-verbalin e seancës së kaluar.

Sipas Gjuzit administrata e Kuvendit, duhet ti dëgjojë mirë deputetët kur flasin, dhe mos ti shtrembërojnë fjalët e tij. Por gjatë  ankesës së Gjuzit, një nga deputetët e mazhorancës, nuk e ka mbajtur dot veten, dhe kjo ka bërë Gjuzin të acarohet.

Kujtim Gjuzi: Te proces verbali kam dy këshillime për administratën, ta ketë më shumë vëmendjen kur flasin deputetët, unë nuk e përdor fjalën “zog nëne” por “zot nëne”, është e para…

-E dyta, kur dua të përdor fjalën burg, e përdor edhe ndonjeherë “burgj”, kështu i themi ne atij vendit ku fusim kafshët. Kjo ishte në lidhje me proces-verbalin e seancës së kaluar….

-Ca ke që tund kokën ti ore, nuk të pëlqen? Nuk të pëlqen ty?

Gramoz Ruçi: Vazhdo fjalën, mos fol me deputetët zoti Gjuzi.

Kujtim Gjuzi: Zoti kryetar të paktën mbaji në qetësi sot këta, në 100 vjetor, mbani qetësi mor…Edhe gjatë kohës që folën kolegët e tjerë, si ato grenxat xanxare, boll o burrë….

Gramoz Ruci: Ska vërejtje të tjera, miratohet proces-verbali.

Ndërsa ka mbaruar ankesën e tij, deputeti Kujtim Gjuzi është larguar nga foltorja, duke shfryrë ndaj maxhorancës.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *