Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Acari mbërthen Kukësin, reshjet intensive të dëborës ‘pushtojnë’ qytetin verilindor

Edhe pse jemi zyrtarisht në sezonin e pranverës, dimri  në Kukës duket se ende nuk ka përfunduar. Në qytetin verilindor kanë nisur reshjet e dendura të dëborës ndërkohë  që në zonat e larta  malore të Kukësit reshjet e bores kanë filluar që në orët e para të ditës sotme.

Intensiteti i tyre në zonat e larta malore ka qenë i lartë dhe për fare pak kohë kanë arritur ta zbardhin plotësisht vendin.

Tashësia e borës në mbi 800 m ka arritur në 10 cm, ndërsa në qytet dhe fshatrat e ulëta ende nuk ka zënë shtresë për shkak se shoqërimit të dëborës me shi.

Bora është prezente  edhe te tuneli i Kalimashit ku reshjet janë më të dendura duke zbardhur edhe rrugën e Kombit. Borëpastrueset janë në rrugë për të mbajtur në gatishmëri situatën për pastrimin dhe kriposjen.

Deri në këto momente nuk ka probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve në rrugë, megjithatë drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes  për shkak të lagështirës dhe dëborës. Në pjesën e dytë të javës së ardhshme parashikohet stabilizim i situatës meteorologjike, ku priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Në fundjavën e ardhshme pritet një rritje e temperaturave rreth vlerës mesatare të stinës.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.