Është lënë në burg 20-vjeçari Klavio Karuni i cili abuzoi seksualisht dhe e la shtatzënë një 43-vjeçare me problem mendore.
Shtatzënia e 43-vjeçares së abuzuar u konfirmua dhe rezultoi se ishte 6 muajshe. Karuni u arrestua 3 ditë më parë në fshatin Miras të Devollit, pas denoncimit të 43-vjeçare.
Bëhet me dije se 20-vjeçari e ka pranuar faktin se ka kryer marrëdhënie seksuale me 43-vjeçare. Ndërkohë pritet kryerja e analizës së ADN-së për atësinë e fëmijës.
Pas kërkesës së prokurorisë, ai ka marrë masën e ‘arrestit me burg’ nga Gjykata e Korçës.
(R.G/Faxweb.al)