Papa Benedikti XVI, ish-kreu i Kishës Katolike, ka publikuar një letër në të cilën fajëson për abuzimet seksuale të klerikëve, “lirinë e përgjithshme seksuale” të vitit 1960.
Në letër ai shprehet se revolucioni seksual i vitetve 1960 kishte shkaktuar homoseksualitet në Kishën Katolike.
Ai shprehet se pedofilia nuk ka qënë një ‘ves akut’ tek njerëzimi, duke fajësuar kështu mungesën e Zotit .
E botuar në revistën katolike gjermane Klerusblatt, letra me 5500 fjalë është e ndarë në 3 pjesë në të cilat mban qëndrim të ndryshme për etapa të ndryshme të historisë.
Në pjesën e parë, Papa shpreh keqardhjen për vitet 60’ duke u shprehur se “standardet normative të së shkuarës në lidhje me seksualitetin ranë tërësisht”.
Më tej, letra ekzaminon mënyrën sesi revolucioni seksual ndikoi te priftërinjtë, duke krijuar “klikat homoseksuale” në seminare. Letra përfundon me zgjidhjen, sipas së cilës “vet njerëzit duhet të rifillojnë të jetojnë me besimin te Zoti”.
Në vitin 2013, ish-kreu i Kishës Katolike Romane ishte i pari që jepte dorëheqjen nga Papati në thuajse 600 vite. Ai falënderoi pasuesin e tij, Papa Françeskun “për gjithçka po bën, për të na treguar sërish dritën e Zotit, e cila edhe sot e kësaj dite nuk është zhdukur”.
Papa Françesku tha në një letër të botuar në vitin 2018 se Kisha “nuk veproi në kohën e duhur” për çështjen e abuzimit seksual të fëmijëve dhe “nuk tregoi kujdes për të vegjlit, duke i braktisur ata”, transmeton BBC