Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Abuzim me pronat, arrestohet drejtori i Kadastrës. Në kërkim edhe ish-drejtori i ALUIZNI-t

Është arrestuar ditën e sotme shefi i Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula. Burime për Faxweb.al, bëjnë me dije Pula është arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Gjithashtu, bëhet me dije se mëngjesin e sotëm është shpallur në kërkim ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për shpërdorim detyre.

Njoftimi zyrtar:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale
“Shpërdorimi i detyrës” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit L.P., 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Liridon Pula
Flamur Gjuzi

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.