Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesoreTe FunditTe Gjitha

Abilekaj i del në mbrojtje Lubonjës: Rama me Kadarenë kanë nisur asgjësimin e tij, nuk e diskretitoni dot

Për debatin e shumëpërfolur ku edhe replikat mes palëve nuk janë të pakta ka reaguar edhe Enton Alibekaj. Fjalën e kemi për debatin mes shkrimëtarit Ismail Kadaresë dhe analisitit Fatos Lubonja. Sipas Alibejakt  Edi Rama kur mori kontrollin e dosjeve te Sigurumit te Shtetit, puna e parë që ka bere, ishte nxjerrja e dokumentave kundër Fatos Lubonjës. Por sipas tij Rama nuk arriti të nxirte asgjë kundër Lubonjës edhe pse nxori dëshminë e tij ku tregohej se ishte kundër rregjimit. Ai shton më tej se Rama ka thirrur për ndihmë Kadarenë, që të intimidojnë shkrimtarët, publicistët dhe gjithë të angazhuarit për mendimin e lirë. “Kane vene ne sherbim mediat qe i kontrollojnë thuajse të gjitha dhe kanë nisur luftën për asgjësimin e Lubonjës.”, shprehet Alibekaj.

“Letersia e tij i ka sherbyer vendit pafundesisht. Po ta kishte pranuar raportin e tij me regjimin, nuk do kishte asnje debat sot. Nuk mund ta besoje askush qe Kadareja, duke qene i perndjekur nga Regjimi, u emerua nenkryetar i Frontit Demokratik, zevendes i Nexhmije Hoxhes.”, u shprehet Alibekaj. 

SHKRIMI I PLOTË: 

“Eshte e qarte tashme pse Edi Rama mori kontrollin e dosjeve te Sigurumit te Shtetit. Puna e pare qe ka bere, ishte nxjerrja e dokumentave kunder Fatos Lubonjes. Ka gjetur nje deshmi ku Lubonja, i dorezuar tregon gjithcka, por nuk e mohon bindjen e tij kunder regjimit, e pranon se babai i tij ishte kunder Enver Hoxhes, por nuk e fajeson asnjehere. Ajo deshmi nuk mund ta rendonte Todi Lubonjen, se vendimi per te ishte dhene dhe nuk kishte rishikim denimi ne diktature. Ajo deshmi tregon vetem nje shprese te fundit te Fatos Lubonjes, qe duke ruajtur integritetin, shpreson te shpetoje nga fija e kashtes. Nuk ka asnje turp aty, asgje per te kerkuar falje. Ajo deshmi kerkon vetem nje sqarim, ate qe Lubonja e beri te pjesshem, por per te miren e te gjitheve, per t’i sherbyer Kujeses dhe per te mos i lene sharlatanet me pushtet politik e mediatik te abuzojne. Ai duhet te shpjegoje momentinve dorezimit, te shpjegoje ate qe e quajti perdhunim. Eshte rasti qe me nje deshmi joletrare te tregoje Regjimin me gjakatar te Europes.

Aty mbaron detyra e tij per “zbulimin” e madh te Edi Rames dhe shkuesve qe i ka futur Kadarese per ta bere aleate ne luften e perbashket kunder Lubonjes. Rama dhe shkuesit nuk do te perballen me ligjin per shperdorimim qe i bene insitucionit vetem per hakmarrje personale. Nuk ka ndodhur kjo as me Qemal Lamen, me asnje funksionar te diktarures, pavaresisht se vrane e perdhunuan, shkaterruan njerez, familje e fise te tera, varferuan vendin dhe e lane qindra vite mbrapa. Shqiperia eshte i vetmi vend ish-komunista apo post-diktatorial ne bote qe nuk denoi asnje funksionar per krimet. Nje rezolute idiote mjaftoi per ta mbyllur 45 – vjecarin e krimit. Keshtu do shpetojne edhe keta sot. Kane thirrur per ndihme Kadarene, qe te intimidojne shkrimtaret, publicistet dhe gjithe te angazhuarit per mendimin e lire. Kane vene ne sherbim mediat qe i kontrollojne thuajse te gjitha dhe kane nisur luften per asgjesimin e Lubonjes. Pasi perdoren mitralozet, topat dhe parate, per pushtimin e medias dhe shkaterrimin e shoqerise civile, tani po perdorin snajperet per te eliminuar ata pak qe rezistuan. Gabojne, se po perdorin topcinjte per snajper. Nuk do ia arrijne ta diskretojne Lubonjen. Ai qe nga viti 1990 po i sherben vendit pa asnje kompromis, pa asnje frike dhe pa asnje tundim. Prishja e tij me Edi Ramen, me kujtohet si sot. Ishte koha kur Kryetari i Bashkise atehere sa kishte filluar projektin per betonizimin e qytetit. Lubonja e kishte mik. Mund t ‘ i kerkonte leje ndertimi dhe ta merrte, mund te behej i pasur duke e perdorur miqesine. Keshtu bene pothuajse te gjithe. Me betonizimin e Tiranes, Rama shkaterroi ne mase ajrin dhe driten, historine dhe cilesine e jetes, median dhe shoqerine civile. Lubonja nuk zgjodhi te behej pasur, zgjodhi te mbronte qytetin, por ishte thuajse vetem. Nuk ia doli. Ai vazhdon te mos ia dale te ndaloje shkaterrimin, por eshte ashtu per t ‘ i turperuar ata qe po e shkaterrojne dhe perfituesit e tyre. Per Kadarene eshte e veshtire te flasesh. Letersia e tij i ka sherbyer vendit pafundesisht. Po ta kishte pranuar raportin e tij me regjimin, nuk do kishte asnje debat sot. Nuk mund ta besoje askush qe Kadareja, duke qene i perndjekur nga Regjimi, u emerua nenkryetar i Frontit Demokratik, zevendes i Nexhmije Hoxhes. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *