Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“E dëshmoj këtë gjë, familjarët e 15-vjeçares janë të kércënuar”, Anila Hoxha: Djali i Abazit qëndron poshtë pallatit, prindërit kaluan javën duke fshirë muret

Vijojnë të zbardhen detaje nga ngjarja e réndë e abùzimit séksual me të miturën 15-vjeçare nga një 65-vjeçar i identifikuar si Abaz Doku dhe tre të rinjë të tjerë, ndërsa gazetarja, Anila Hoxha ka ndéshkuar përmes një shkrimi edhe heshtjen e autoriteteve kur të gjithë e dinin se çfarë po ndodhte.

Hoxha tregon se gjatë një vëzhgimi në lagjen ku jeton viktíma dhe abùzuesit ka konstatuar të afërm (djalin) e 65-vjeçarit i cili qëndronte poshtë pallatit të të miturës që lë të kuptohet se shërbente si kércënim për familjarët që nuk kanë dalë nga banesa.

Reagimi i plotë: Javet e fundit prinderit e 15 vjecares te abùzuar séksùalisht e kaluan duke fshire neper muret e lagjes emrin e saj. E gjithe lagjia ku emri katergermesh i femijes ka zene muret e shtyllat, e dinte se kush shkruante dhe perse.

Te gjithe e dinin, pervec pólicise dhe familjes. Shfytézimi i gjimnazistes tregohej prej nje viti si nje ‘hit’ neper gojet e lagjes dhe te shkolles, mes banoresh e fqinjesh, ku disa e pershkruanin si “femija i perhédhur”. Ndersa te tjeret e pershkruanin 65 vjecarin si mónstra qe u tregonte fotografite dhe videot e te mitùres duke u mburrur ” shikojeni kete”.

Por ky informacion nuk kishte mberritur ne veshet e vulosur te pólicise. Ne veshet e askujt, as te agjenteve te krímeve, as te patrullave qe pijne birra ne lokalin perballe shkolles dhe nuk shikonin te afishuar ngado emrin e S, apo te shikonin se si nje vajze kalohej dore me dore dhe si nje i moshuar nderkohe tregonte videon ne serviset e makinave te lagjes, ne birrari, dhe tek te tjere aty qe pastaj ktheheshin ne shtepi dhe ruanin femijet e tyre duke patur parasysh se nje trágjedi po luhej me femijen e komshiut.

Edhe mesuesit e shkolles ne lagjen ne periferi te Tiranes nuk dinin gje. As psikologet nuk dinin gje, ndonese profili i rojes ishte aq i diskutueshem sa ai u pérzu prej aty.  As oficeret e sigurise qe paguhen nga Ministria e Arsimit. Roja  i shkolles njihet ne lagje per profilin e tij te diskutueshem. Por ai u hoq nga puna jo per kete gje, por pasi ishte punesuar aty se bashku me gruan dhe djalin.

Emri i S. dhe shárjet per te nderkohe te vrásin syte, ne hyrje te shtepise se saj ne te dy krahet, ne muret e shkolles, ne muret e lagjes. Prej nje viti  eshte shkruar emri i vajzes dhe ne anglisht ‘mireserdhe ne férr’. Prinderit nuk ja dolen ta mbulonin me gelqere emrin e femijes se tyre qe perdhùnshem u shkarravitej  prej muajsh POR vetem ata spo dinin se perse emri i te mitures po vulosej si ‘A” e tùrpit te shoqerise sone.

Kete te diele ja kushtova S. Nje banore me thote duke tundur koken se femija doli duarsh per fáj te prinderve qe nuk e kontrollonin. ‘E dinim te gjithe kete gje- thote nje tjeter. Videot e vajzes qarkullonin ngado. I moshuari doli méndsh kur prinderit e mbyllen femijen ne shtepi dhe ajo nuk po dilte me”. Pasi ata denóncuan, dhe kater banore te lagjes u arréstuan, mes tyre adoleshente dhe ish roja, prinderit jane ngùjuar brenda ne shtepi. Poshte pallatit te tyre qendron nje grup te rinjsh, me ne krye djalin e te akùzuarit si perdhùnues. Skándal. Présion fare i hapur.

Ndonese jane te afermit  e ketij  65 vjecari qe e perzùne nga familja disa muaj me pare, per te kundershtuar sjelljen e tij. Skándal i páprecédente mungesa totale e informacionit te shkolles, pólicise, a kujdto tjeter qe paguhet dhe ka per detyre te mbroje e te ruaje femijet dhe nxenesit ne shkolla. Nje skándal i tille nuk kishte nevoje te zbulohej nga kállzimi i dy prinderve qe per shkaqe te ndryshme iu drejtuan pólicise, atehere kur emri i femijes se tyre, dhe video e femijes se tyre po postohej ngado.

Nje skándal i tille ishte zbuluar prej nje viti nga banoret e lagjes ne periferi te Tiranes, kur shikonin femijen duke u ngjitur ne nje shtepi qe i perkiste dikujt qe jeton ne Greqi, kur e shikonin tu nénshtróhej edhe te rinjve te tjere aty. Dicka po ndodhte, por qe pólicia ta merrte vesh duhet se pari qe qytetaret ta besojne.

Skándal i paprecédente qe pavaresisht zerave ne lagje, asnje nga perfaqesuesit e shkolles nuk e referoi ceshtjen ne pólici. Skándal i paprecédente qe i afermi i nje abùzuesi vazhdon te qendroje poshte shtepise se dy prinderve qe tashme jane te rrézikuar dhe kane fríke te dalin, pasi kater te dyshuar ne lagje jane arréstuar per abùzim séxual

Skándal qe disa ore pas shpérthimit te kesaj bómbe, vec versionit te pólicise nuk ka asnje deklarate nga bukuroshja e Ministrise se Arsimit, ku i ka psikologet e shkolles, ku eshte stafi pedagogjik i kesaj shkolle? Skándal qe familja eshte bráktisur dhe ka mbetur pa mbrojtje. Ata jane te kércénuar. I pashe sot dhe e deshmoj kete gje. (F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *