Pas një debati të gjatë virtual, erdhi radha e Elvana Gjatës për të dhënë pronononcimin e saj. Nëpërmjet një shkrimi në Instagram, Elvana ka thënë shumëçka.
Duke i uruar Arilenës fitoren, artistja ka falenderuar fansat shqiptarë e të huaj, që e kanë mbështetur që nga momenti kur u publikua “Me Tana”.
“Dashni më fal as sa 2 pikëshi i Mikaelës s’mundet me ma ndal!”, ka qenë një ndër frazat ironizuese të Elvanës, teksa shkrimin e ka përmbyllur me një premtim.
“Mezi pres projektet e tjera’”, është shprehur Gjata, duke lënë të kuptohet se do të jetë pranë publikut ashtu si në 15 vitet e fundit. Reagimin e plotë e gjeni më poshtë.
Postimi i plotë i Elvanës:
Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…
Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses?! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!
I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!
Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme! Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi, me apo pa porosi!
Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal, u gezova shume! Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!
Pranojeni jeten ME TANA
Gezojeni jeten ME TANA
Mezi pres projektet e reja