Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

A u infektua e gjithë QSUT-ja nga një infermiere e pakujdesshme? Shefi i Kirurgjisë jep tjetër version

Gjatë ditës së djeshme u raportuan për 26 raste të reja me Covid-19, të gjitha me vendndodhje në Tiranë. Ajo çfarë duket shqetësuese gjatë ditëve të fundit është Qendra Spitalore Universitare, e cila është vatra më e re në kryeqytet.

Shefin i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, rrëzoi kategorikisht pretendimet se infermierja është rikthyer në punë edhe pasi kishte marrë përgjigjen e analizave ku kishte rezultuar pozitive me Covid-19. Gjata dha edhe një variant se si mund të jetë përhapur virusi brenda spitalit.

“Nuk është e vërtetë që infermierja është kthyer në punë pas analizave. Infermierja mund të jetë prekur në pavion. Para dy javësh, në pavionin ku janë pacientët në gjendje të rëndë, ka qenë një paciente e shtruar me shumë probleme dhe pasi u stabilizua u largua në shtëpi. Disa ditë pasi doli nga spitali, pati temperaturë dhe pas tamponit rezultoi pozitive. Ka shumë mundësi që infermierja dhe një pjesë tjetër e stafit mjekësor mund ta kenë marrë virusin nga kjo paciente, por nuk mund ta themi me siguri.

Infermierja pasi bëri tamponin shkoi dhe bëri edhe te ORL-ja, ku ka bërë një vizitë pasi kishte dhimbje fyti. Në darkë, ajo rezultoi pozitive dhe nga ai moment, ajo nuk është rikthyer më në punë, madje është shtruar në Infektiv. Tamponi iu mor të gjithë personelit mjekësor të atij shërbimi. Nga ana tjetër, duke qenë të sëmurë rëndë bëhen konsulta brenda shërbimit edhe nga mjekë të shërbimeve të tjera.

QSUT është një vatër shumë e rrezikshme dhe për shkak edhe të karakterit që ka, duke mbledhur pacientë nga e gjithë Shqipëria, rrezikonte shumë për hapjen e Covid-19. Prandaj ne kemi propozuar që të punohej me grupe nga dy javë, prandaj janë ndërprerë operacionet kirurgjikale, duke u çuar te Trauma”, u shpreh Gjata.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *