AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

A u dëmtua shtëpia e Klosit pas tërmetit? Përgjigjet ministri: Nuk ishte e lehtë për ta përballuar…

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi tregoi të vërtetën nëse shtëpia e tij është dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Duke folur në studion e “Open”, Klosi pranoi që ka patur një plasaritje të vogël.

Duke qenë se apartamenti i tij është në kat të tetë, ai sqaroi se situata ishte e vështirë për t’u menaxhuar dhe shtoi se tërmeti iu ka shkaktuar trauma atij dhe familjarëve të tjerë.

“Jo, nuk është e vërtetë. Ka vetëm një plasaritje të vogël në mur. Kjo ishte një traumë, duke qenë se jetoj edhe katin e 8 nuk ishte e lehtë për t’u përballuar aq më tepër edhe me fëmijë të vegjël. 

Erdhën ekspertët dhe bënë inspektimet ku rezultoi që nuk është një dëmtim serioz. Këtë duhet të them se sapo erdha nga Durrësi ku ekspertët po bëjnë inspektimet e pallatave”, tha Blendi Klosi.

Fjalët Kyce

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *