AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“A të qaj 5 minuta?”, deputetët që dogjën mandatin tallen keq me Ramën

Pas konferencës së jashtëzakonshme për shtyp të kryeministrit Edi Rama ku ragoi për aksionin e opozitës për të djegur mandatet, kanë reaguar dhe një pjesë e deputetëve që firmosën dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Duke ju referuar deklaratës së Ramës, ish deputetja tashmë e LSI-së Kejdi Mehmetaj, ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin me një shprehje shumë viralë “A të qaj 5 minuta?”, ndërkohë që ka shtuar se i ka hyrë frika deri në palcë .

Mehmetaj po ashtu ka publikuar dhe një vendim gjykate që blerjen e votave në Vorë.

Me të njëjtën linjë reagimi qendron po ashtu edhe Floita Kërpaçi, e cila gjithashtu ka publikuar vendimin e gjykatës që fakton blerjen e votave nga PS-ja. Nora Malaj po ashtu ka reaguar ku shkruan se qeveria Rama ka rënë dhe se populli nuk e do më.

Ndërkaq reagime ka pasur dhe nga Partia Demokratike. Flamur Noka ka reaguar ashpër pas fjalimit të Ramës ku shkruan se Dosja 339 është çarku ku ka rënë pushteti i tij criminal. Më tej Noka thekson se Rama është mallikimi për këtë vend dhe se sekti i tij “Rilindas”, ka marrë peng të arrdhmen e këtij vendi.

Reagimi Kejdi Mehmetajt

A të qaj 15 minuta? E bëri hartimin e rradhës! Frika i ka hyr në palcë, jo vetëm se i humbi pushteti, por se shqiptarët nuk do ja falin as pas rrëzimit dëmin që ka shkaktuar. Edi Rama, je i marrë fund!

Bashkangjitur keni vendimin e gjykatës që çertifikon blerjen e votave në Vorë, si në Vorë njësoj ka vepruar në të gjithë Shqipërinë. Bëju një hërë në jetën tënde një nder shqiptarëve, mos u ndot më ekranet në orët e pasdites.

Reagimi Floida Kërpaçit

Edi Rama
Shqiperia qe ti do, fal teje sot drejtohet nga krimi dhe bandat!
Shqiperia qe ti do, fal teje eshte ne fukarallek, nderkohe qe nje grusht njerezish qe ti mbeshtet jetojne me lukse e te mira!

Shqiperia qe ti do, fal teje ka debuar 400.000 qytetare Shqiptare nga vendi yne!

Shqiperia qe ti do, fal teje, i sherben nje grushti njerezish te kapur dhe ne funksionin tuaj por jo te qytetareve te thjeshte te vendit!

BOLL MË me propagande dhe show ne ERTV sepse nuk ti beson me njeri mashtrimet!
Populli Shqiptar e ka vendosur te ardhmen e Shqiperise!

Gjeni ketu dhe vendimin e gjykates qe fakton
per blerjen e votave ne Vore nga Partia Socialiste! Nderkohe presim hetimin e dosjes se publikuar nga Zeri i Amerikes, dosja e prokurorise me nr. 339.

Edi Rama- Game Over!
Populli- Game its ON!

Reagimi Nora Malajt

Rama ra .Ende nuk beson se ra. Nuk pranon qe populli nuk e do me.Foli dhe me kujtoi ngordhja e çakallit që çjerr, pështyn, angullit, tenton të kafshojë. Tani mos fol më. Sot per ty është ditê zie! Sot qeveria ka rëne dhe bashkë me të dhe parlamenti nuk funksionin. Sot fitoj liria e qytetarëve që ishin me qindra mijëra.

Reagimi Flamur Nokës

Leri perpelitjet e viktimizimin o mashtrues,o delenxhi e i pafytyre.Shkaterrove vendin tend..Kanabizimi i Shqiperise te rendon dhe do te te rendoje si gur varri ne qafen tende te trashur nga abuzimi me pushtetin.Kriminalizimi i shtetit per te ushqyer pushtetin tend kriminal po te pergatit sot varrin politik.PPP tua korruptivo-kriminale qe do ti rendojne xhepave te popullit per mbi nje dekade jane akuze vrastare per regjimin tend bazhibozuk. ,Dosja “339”eshte çarku ku ka rene pushteti yt kriminal dhe te ka deligjitimuar ne sy te shqiptareve dhe nderkombetareve o rezil.Eshte fakti me ze dhe figure qe te çorri masken .,qe demonstroi qe ti je ne pushtet me krimin, per krimin , me bandat dhe per bandat dhe jo me voten e qytetareve.Qytetaret tashme kane fol.Rama ik .Ti je mallkimi per kete vend.Rama ik .Ti dhe sekti yt “Rilindas “je pengmarresi i ardhmerise vendit.Rama ik qe te shpetoje demokracia.Rama ik te marre fryme Shqiperia..

Reagimi Edi Palokës

“E degjuat…
Ky eshte “engjelli” qe jo vetem nuk i ben keq kujt, po ka sakrifikuar deri familjen per qytetaret e ketij vendi. Ky ka lene pas dore gjithe interesat e tij dhe po shkrihet per kete popull.
E kane akuzuar pa te drejte se qenka i lidhur me krimin, se ka kanabizuar vendin, se qenka i korruptuar , madje edhe se drogohet por ky ka toleruar per hir te interesave te popullit.
Ky nuk ka fyer kurre askend , as nuk ka dhunuar as burgosur; as mediat , as qytetaret e as opoziten. Ky e ka degjuar dhe respektuar gjithnje opoziten, madje ka kerkuar dhe falje. Por e akuzojne me pa te drejte si arrogant. Thjesht te gjithe keta, nuk e kuptojne oratorine e tij superiore.
Ky eshte i bindur qe ka mbeshtetjen e shumices se popullit dhe opozita ka mbaruar.
PO NUK KUPTOVA , PSE I MERREJ FRYMA E I DRIDHEJ ZERI…!!!”

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.