Tre të rinjë janë shoqëruar nga Forcat Shqiponja pasi thyen perimetrin e sigurisë në vendin e ngjarjes në Elbasan. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ‘Faxweb’, tre të rinjtë që udhëtonin me automjetin luksoz janë nxjerrë nga makina dhe janë shoqëruar nga policia pasi për herë të dytë kishin thyer perimetrin e sigurisë.
Bëhet me dije se pak më metra më larg arrestimit të të rinjve ndodhej vendi i ngjarjes, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Kujtojmë se këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani pas një përplasje me armë. Në lidhje me ngjarjen u shoqërua Arbër Papleka i cili dyshohet se ishte autori i vrasjes së Xhuvanit. Ndërkohë të plagosur nga përplasja me armë kanë mbetur edhe 4 persona të tjerë, mes tyre dhe një efektive e Forcave Shqiponja.
(R.G/Faxweb.al)