02:36 | 01/04/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A rrezikohet Shqipëria nga hakmarrja e Iranit? Tritan Shehu: Shqiptarët duhet të ishin të shqetësuar…

18:04 | 08/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A rrezikohet Shqipëria nga hakmarrja e Iranit? Tritan Shehu: Shqiptarët duhet të ishin të shqetësuar…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e sheh Shqipërinë jashtë rrezikut nga kërcënimi i Iranit për hakmarrje, për sa kohë qëndron afër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për demokratin, Shqipëria duhet të shqetësohet vetëm nëse distancohet nga SHBA. Lidhur me deklaratën e liderit supreme të Iranit, Ali Khamenei, Shehu e cilësoi atë një deklaratë shumë të gabuar dhe të papërshtatshme.

“Përmendi Shqipërinë, Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por është në rrënjët e Evropës, ka vlera të mëdha. Është një vend që ka luftuar gjithmonë të jetë në anën e Evropës dhe të perëndimit. Unë do ta konsideroj të papranueshme një shprehje të tillë, një provokacion të tillë ndaj popullit shqiptar sepse Shqipëria është e qartë në rrugën e saj të demokracisë.

Kush bën deklarata të tilla gabon rëndë dhe së paku nuk di realitetin në Shqipëri. A rrezikon Shqipëria? Kjo pyetje është bërë shpesh. Shqiptarët duhet të ishin të shqetësuar dhe të ndjenin veten të pasigurt nëse do të ishin larg SHBA. Sa më afër me SHBA, aq më të mbrojtur jemi”, tha Tritan Shehu.

Sa i takon qëndrimit të mbajtur nga Shqipëria për vrasjen e gjeneralit iranian, ish-ministri deklaroi se ai është një qëndrim i drejtë. Megjithatë, ai kritikoi kryeministrin Edi Rama se ka reaguar me vonesë.

“Shqiptarët absolutisht duhet të reagojnë me forcë duke dhënë modelin e mbështetjkes dhe qëndrimit afër SHBA. Kjo nuk është detyrë vetëm e shqiptarëve, por e gjithë botës demokratike. Sepse çdo e çarë që mund të krijohet nxit forcat ekstreme që duan të godasin SHBA. Është moment kur gjithë bota duhet të jetë në krah të SHBA. Kjo është një domosdoshmëri absolute.

Reagimi i kryeministrit shqiptar ka qenë i vonuar, u bë pas reagimit të zotit Berisha. U duk sikur ishte reagimi i zotit Berisha që e detyroi të reagonte. Reagimet që ka patur në media, kanë qenë aktivë politikanët e opozitës, kryetari Basha, por kanë munguar reagimet e politikanëve të PS që merren me politikën e jashtme. Pse ndodh një gjë e tillë? Duhet dhënë një përgjigje”, u shpreh Tritan Shehu për “FaxNews”.

Etiketa: iranishqiperiatritan shehu
Pas

“Mund të ofroj asistencë për gazetarët e pakënaqur”, Rama komenton nga Vjena ligjin anti-shpifje: Ta lexojnë njëherë, jam super-komod

Para

Kërcënimet e Iranit, Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë

Para
Kërcënimet e Iranit, Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë

Kërcënimet e Iranit, Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çfarë e sëmuri Bethovenin”, ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Akuzohen për trafik qeniesh njerëzore/ Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu pas 3 muajsh, vendosen në arrest shtëpiak

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Unë e kam parë atë të zhveshur, nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij

Imazhi i shqiptarëve të diasporës në Itali, flet Artur Rexho: Jemi plotësisht të integruar, rastet e vrasjeve dhe dhunës janë sporadike

Rusia lëshon bomba në përvjetorin e rimarrjes së qytetit të pushtuar të Ukrainës nga Rusia

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”, Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta: Di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt

Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat si pasojë e stuhisë, 12 të plagosur, një në gjendje të rëndë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.