AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

A po përpiqet Saimir Tahiri të marrë me vete Ramën?! Balla komenton deklaratën bombë të ish-ministrit

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla në një intervistë nga qyteti i Elbasanit ku ishte i pranishëm, deklaroi se takimi i presidentit Meta me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, nuk përbën lajm.

Balla shprehu edhe njëherë gatishmërinë e mazhorancës për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore me kolegët e opozitës brenda dhe jashtë parlamentit.

Zgjedhjet kanë qenë terësisht demokratike sakohë që asnjë partie politike nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ky është parimi themelor i funksionalitetit në demokraci. Është shumë e rëndësishme  të rishprehim dhe njëherë gatishmërinë tonë dhe dorën e shtrirë për të bashkëpunuar jo vetëm me kolegët tanë të opozitës parlamentare, por edhe me partitë jo parlamentare. Lajmi që më thoni ju se Presidenti i Republikës në detyrë takon kryetarin e opozitës për mua nuk përbën lajm.”- u shpreh

Po ashtu Balla nuk i shpëtoi edhe pyetjes në lidhje me vendimin e Prokurorisë për Saimir Tahirin si dhe për paralajmërimet e këtij të fundit për qeverinë.(Lexo këtu)

Gazetarja Entela Duka: Ish-ministri Tahiri deklaroi se nëse do të ketë një hetim, duhet të nisë nga kryeminsitri i vendit?!

Balla: Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë dhe nuk dua të bëj asnjë koment për çështje që janë ekskluzivitet i drejtësisë.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *