Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është e vështirë të bashkëjetosh në një sallë parlamenti me përfaqësues të krimit të organizuar, kur ai vetë përfaqëson interesat e shqiptarëve.
Bardhi mori si shembull Taulant Ballën, të cilin e akuzoi se përfaqëson interesat e bandave famkeqe që janë në Shqipëri dhe në Elbasan.
Për këtë arsye, Bardhi thotë ne Syri TV se vendimi për të hyrë apo jo në kuvend duhet të mendohet më shumë kujdes nëse mund të bashkëjetojë në të njetën sallë përfaqësues të botës së krimit dhe të interesit të qytetarëve.
“Për fat të keq ka ndodhur një masakër elektorale dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund aspiratës së shqiptarëve për ndryshim. Aktualisht nuk ka një vendim për këtë çështje, pra për pjesëmarrjen në Kuvend. Kjo do të jetë një vendimmarrje e institucioneve të partisë dhe e grupimit parlamentar që do të vendosin raportin e tyre me parlamentin në shtator. E sigurtë është që ato mandate që ka PD janë mandate që përfaqësojnë vullnetin e pastër të lirë të qytetarëve, ndërsa mandatet që përfaqëson PS janë në pjesën dërrmuese të tyre ato që përfaqësojnë interesa okulte të botës së krimit, të oligarkëve apo të akteve madhore të korrupsionit të kryera në këto 8 vite në Shqipëri. Personalisht gjykoj që nuk është e lehtë të bashkëjetosh në një sallë me përfaqësues të krimit të organizuar. Fjala vjen nuk mund të jem në një sallë me Taulant Ballën, sepse unë përfaqësoj interesin e shqiptarëve, ndërsa Taulant Balla interesin e bandave në famëkeqe që janë në Shqipëri dhe në qytetin e Elbasanit. Është një vendimarrje që do të duhet të mëndohet më shumë kujdes nëse mund të bashkëjetojë në të njetën sallë përfaqësues të botës së krimit dhe të interesit të qytetarëve”, u shpreh Bardhi.
(E.H/Faxweb.al)