Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“A po merr presidenti rolin e “liderit të opozitës”, përgjigjet Salianji: Frika e PS-së…

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në një intervistë për Fax News foli në lidhje me manifestimin e presidentit Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës kundër “grushtit të shtetit” siç ka cilësuar ai mazhorancën.

“Presidenti është në të drejtën e vet për të mbrojtur kushtetutën, ndaj një mazhorance që tenton të marrë çdo institucion. Në këtë kuptim presidenti i Republikës ka bërë aktin më të duhur që një president ka përgjegjshmërinë më të lartë para qytetarëve. Nëse në dekret nuk pyet, nëse në betimin e gjyqtarve dhe prokurorëve nuk pyetet, për çfarë na duhet presidenti?

Pasi e ka vjedhur dhe coptuar Shqipërinë kërkon që përmes prokurorëve dhe gjyqtarëve të garanatojë paprekshmërinë për të mos shkuar në burg.  Nga Rama nuk kemi asnjë zyrtarë të lartë që janë përfaqësues të PS-së të cilët arrestohen dhe mbajnë përgjegjësi penale.”– tha Salianji.

Duke ju përgjigjur gazetares së Fax News nëse presidenti po merr rolin e liderit të opozitës, Salianji deklaroi se lideri i opozitës është i qartë që është Lulzim Basha dhe se nuk ka një garë në opozitë.

“Frika që ka PS është e drejtë në Shqipëri cdo njeri, institucion është në opozitë me qeverinë e sotme se ka frikë se kudo i del një opozita. Opozita është e qartë se kryetari i opozitës është Lulzim Basha dhe presidenti Meta ka dekalruar jo me larg se sot se do të jetë president deri në 2022. Opozita nuk bëhet se e do Balla a po Rama por zgjidhet për shkak të qëndrimeve dhe grumbullimit të votave. Gara është e qartë se kush do të rrezojë më parë Ramën.”- tha Salianji.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *