Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

A po merr presidenti rolin e kryetarit të opozitës? Braimllari: Kuvendi një grup karagjozësh, po mbrojnë krimin e organizuar

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka treguar arsyet se pse kjo forcë politike vendosi që ti bashkohej tubimit të thërritur nga presidenti Meta, në datën 2 Mars.

Në një intervistë për gazetaren e Fax News Jonada Zelka, Braimllari tha se kjo që ka ndodhur me Reformën në Drejtësi në vendin tonë është një grusht i pastër shteti.

“LSI do të jetë në mbështetje të këtij tubimi, për shkak se ajo bëhet për të instaluar njëherë e mirë shtetin e së drejtës në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një bandë deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë, kemi një parlament karagjozësh, deputetët mbrojnë interesin e krimit të organizuar.

Me ligjet e fundit për të kapur gjykatën Kushtetuese, u kuptua se këta mbrojnë intersat e një bande që drejtohet direkt nga Edi Rama. Ne do të marrim pjesë në këtë protestë si qytetarë së bashku me familjet tona.

Me komunikimet që unë kam pasur me qytetarët, ka një klimë shumë pozitive për mbajtjen e kësaj proteste. Etilda Gjonaj duhet të mbajë përgjegjësi direkte për aktet që ka kryer në kuadër të këtij grushti i shtetit që drejtohet nga Edi Rama.

Gjykata Kushtetuese  është themeli i të drejtës në një vend. Edi Rama shkatërroi Reformën në Drejtësi, dhe kjo nuk ka të bëjë me emrat, por me interesin e qytetarëve”, u shpreh Braimllari.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarja nëse presidenti po tenton të marrë rolin e kreut të opozitës, Braimllari tha se protesta nuk do të jetë politike.

“Edi Rama në mënyrë të paprecedentë ka shkelur Kushtetutën, duke e shndërruar në një Kushtetutë personale të Surrelit, edhe Enver Hoxha nuk do ta bënte në këtë formë.

Edi Rama vepron si një grup i strukturuar kriminal, pasi fillon nga kryeministri, dhe ministrat e sekretarët, që të gjithë punojnë për interesat personale të Edi Ramës.

Ministrja e drejtësisë duhej që të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen, pasi duke qenë në detyrë paragjykon institucionet e reja të drejtësisë“, tha më tej ish-deputeti.

A po ngutet presidenti, pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias?

Braimllari: Në fakt është Kuvendi dhe Gramoz Ruçi që nuk kanë pritur opinionin e Komisionit të Venecias, duke kaluar një ligj që shkel vetë Kushtetutën. Në të njëjtën ditë që në Tiranë ishte Komisioni i Venecias, Kuvendi kaloi një ligj që i merr atributet kushtetuese presidentit.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *