EkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

A përfiton Shqipëria nga Minishengeni? Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Jaço: Iniciativë e mirë, kërcënimi i vetëm…

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço në konferencën vjetore për shtyp është shprehur se Shqipëria klasifikohet e 82-a në investimet amerikane.

Jaço është shprehur se Shqipëria ende nuk po bëhet konkurruese në rajon, duke vënë theksin tek ndryshimi i shpeshtë i paketës fiskale.

Sipas kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë pjesën më të madhe të investimeve aktualisht po e tërheq Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa ka shprehur shqetësimin se Shqipëria duhet të ndërmarrë një reformë të thellë në sektorin e investimeve.

Gjithashtu sipas tij po krijohet një borxh i fshehur duke ringritur dhe njëherë shqetësim të cilin e ka theksuar dhe vetë FMN.

Bilanci tregtar me Shqipërinë është rreth 100 milionë dollarë, shumë i ulët sipas Jaços po të krahasohet me shkëmbimin prej 230 milionë dollarë me Maqedoninë e Veriut.

Pyetjes së gazetares së Fax Neës Mirilida Tili se si e shihte Minishengenin Ballkanik dhe se a do të merrte impulse pozitive Shqipëria prej tij Jaço u shpreh se:

Minishengeni është është pjesë e një netëork-u global. Vendet e rajonit e kanë mbështetur këtë iniciativë. Ne besojmë se nëse Ballkani Perëndimor unifikohet krijon një klimë pak më të mirë për investitorët.

“Mendoj se në këtë iniciativë duhet të marrin pjesë të gjithë, përfshirë dhe Kosovën. Gjithsesi e shoh dhe si prioritet dhe sui kërcënim pasi me hapjen e tregut, shumë mallra të huaja mund të konkurrojnë në tregun vendas. Njoh disa marka shqiptare që kanë pasur mundësi që të konkurrojnë në tregjet e Evropës, në rast se shumë mallra nga vendet e rajonit vijnë në Shqipëri mund të krijojnë vështirësi për produktet shqiptare”.

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *