Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

A ndalon polici në rrugë, Dojna Mema rrëfen situatën epike: Bëj sevap se gjynah (FOTO)

Moderatorja Dojna Mema është ndaluar nga policia ditën e sotme teksa qarkullonte me makinë në kryeqytet. Ajo e ka bërë vetë të ditur lajmin ndërsa, ndalimi kishte ndodhur pasi Dojna ishte futur gabim në një drejtim ku nuk lejohej.

Mirëpo, situata epike kishte ndodhur pikërisht kur moderatoren e kishte ndaluar polici. Për t’i ardhur në ndihmë Dojnës, një burrë rreth të 40-tave i kishte kërkuar policit ta falte, thjesht sepse ajo ishte femër.

“Situatë reale: Më ndalon polici se u futa gabim dhe një burrë tek të 40-tat, shumë seriozisht i thotë ‘Bëj sevap se gjynah, femër.’”- shkruan moderatorja.

Pavarësisht se zotëria në fjalë mund ta kishte pasur për mirë, nga ana tjetër është dukshëm  nënvlerësimi që bën për figurën dhe aftësinë e femrës, thjesht për shkak të gjinisë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *