AktualitetEkonomiFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

A mund të përballemi me mungesa ushqimore? Ja si përgjigjet Arben Ahmetaj

Koordinatori për situatën ekonomike COVID -19, Arben Ahmetaj tha se tha se furnizuesit dhe importuesit kryesorë në vend, garantojnë rezerva ushqimore për një periudhë prej të paktën 2 apo 3 muajsh.

I pyetur nga moderatori i “Opinion” për kaosin e krijuar dy ditë më parë në disa nga tregjet e vendit, Ahmetaj tha: “Panik nuk ka dhe nuk ka asnjë arsye për të pasur panik. Në bisedat tona me furnizuesit e produkteve ushqimore japin garanci të plotë për periudha të gjata përtej normales”.

Kush quhet periudhë përtej normales?

Ahmetaj: Periudha që parashikojnë gati 2 apo 3 muaj kohë.

Kanë sasi rezervë për të mbuluar 2 muaj?

Ahmetaj: Edhe përtej kësaj periudhe. Kanë porosi që vijnë çdo ditë. Conadi sjell çdo ditë, Big Market sjell çdo ditë. Furnizimi me ushqime edhe përtej shportës është një normalitet. Nuk kemi kufizime nga asnjë vend qoftë i BE qoftë përtej.

A ka nevojë t’u  bëhet thirrje prodhuesve shqiptarë bujqësorë, ata që kanë tokë, që të përqendrohen tek prodhimet vendase?

Ahmetaj: E vetmja thirrje është të vazhdojnë normalitetin e tyre. Janë totalisht të lejuar të vazhdojnë punën e tyre dhe stinore dhe atë që kanë bërë në vite. Është lejuar edhe shpërndarja. Kemi tre ditë rresht që i sqarojmë për urdhrin 193. Bashkë me policinë kemi punuar dhe  nuk ka ndalim për shpërndarësi, jo vetëm për ushqimet, por për të gjitha produktet. Kufizimet e orareve janë për qytetarët për të mos parë grumbullime se janë qendra virusi.

Ne kemi një akt normativ që garanton nëse furnizimi I kryer, nuk ju shitet në fund të pandemisë i blen rezerva e shtetit, me çmimin që është importuar. Asnjë produkt nuk ka për të mbetur nga ato produkte që janë importuar apo vazhdojnë të importojnë.

Ahmetaj tha se bujqësia, prodhuesit dhe bankat vazhdojnë punën, ndërkohë që kompanitë shpërndarëse do të lejohen 24 orë të shpërndajnë.

Duke ju bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, Ahmetaj tha që edhe me furnizimet për barna apo ushqime të shfrytëzohen mënyrat e porositjes online.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *