Deputeti i PD-së, Ervin Salianji pas padisë së kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zbuluar parapërgatitjet e tij për çështjen gjyqësore. Salianji ka zbuluar një foto të shkëputur nga Sistemi i menaxhuar i kontrollit te kufijve (TIMS), se Balla ka udhëtuar vërtet me trafikantin Edmond Bego.
“Duke u përgatitur për në gjykatë
A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop?”, shkruan ai në postim.
Kujtojmë që Balla ka depozituar një padi në gjykatë për Salianjin pas akuzave të tij për udhëtimet me Edmond Begon.
(J.D/Faxweb.al)