Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“A mund të jetë Muçi anëtar i Gjykatës Kushtetuese? Juristi zbërthen skemën: Ky ishte një atentat kushtetues me kontributin e KED-së

Juristi Jordan Daci në një lidhje telefonike për Fax News ka komentuar vendimin e KPA-së për shkarkimin e Besnik Muçit, në një kohë kur është dekretuar nga presidenti Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Daci u shpreh se Besnik Muçi për gjykimin e tij nuk mund të jetë më anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Daci shtoi se ky ishte një atentat ndaj Kushtetutës, me kontributin e KED-së pasi gaboi që ripropozoi Muçin si anëtar për Gjykatën Kushtetuese.

“KED gaboi që ripropozoi kandidaturën e z. Muçi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, kur kishte të dhëna se mund të ngelte në vetting. Tani unë gjykoj se kemi minus një anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ligji nuk parashikon situatën e dyfishtë të zotit Muçi. Kishte një vetting të pa bërë, nga ana tjetër ndërpjerja e mandatit, nuk i ishte i ndërprerë. Nga Prokuror në anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ngeli pa status. Subjekti nuk është pushuar. Në mungesë të dispozitave të jashtme, nuk i jap të drejtë zotit Muçi, megjithëse nuk komentoj vërtetësinë e vendimit të KPA-së.

Në gjykimin tim Muçi nuk mund të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, për mua ai nuk është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ata që e ndërtojnë si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, ky është një atenat kushtetues, me kontributin e KED-së dhe bekimin e politikës së nuk do askush Gjykatën Kushtetuese.”- u shpreh Daci.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.