AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“A mos vallë për Edi Ramën shqiptarët janë të tepërt”, aktivistët e LVV Shqipëri vendosin trëndafila tek kryeministria: Reçaku kërkon drejtësi

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri kane vendosur 45 trëndafila tek Kryeministria, në përkujtim të 21 vjetorit të Masakrës së Reçakut në Kosovë.

Akstivisti Elvis Hoxha gjatë një pronocimi për gazetarët, u shpreh se shtetit shqiptar nuk ka nxjerrë qoftë dhe një rezolutë për Kosovën.

Hoxha u shpreh se kryeministri Edi Rama së pari duhet të kuptojë se çfarë do të thotë viktimë, viktimë e një masakre, të kuptojë çdo të thotë viktimë të masakrës kolektive, së katërti masakrës kolektive mbi civilë dhe së pesti masakrës kolektive mbi civilë që i përkasin një kombësie të caktuar që do të thotë gjenocid, pastaj do të fillojë të jetë njeri.

Sipas tij Masakra e Reçakut është lidhur me fyerjen, pasi kreu i ekzekutivit shqiptar u ngut që të bënte tre takime për Minishengenin kaq urgjentisht.

“Institucionet e Kosovës u kujtuan vonë. Është ndërtuar mbi aktin e viktimizimit. Nuk mund ti kërkojmë shtetit të Kosovës në fund të fundit një përgjegjësi, juridike, ndërkombëtare kaq të menjëhershme, ku nga ana tjetër shteti shqiptar në bazë të kushtetutës, në bazë të detyrimit kushtetues duhet të merrnin në mbrojtje, madje të kualifikoni dhe të plotësoni mungesën institucionale juridike që mund të kishte eventualisht shteti i Kosovës.

Po flasim për Kryeministrin Rama. Ka disa të dhëna, përbëres: është kryekzekutivi, ka të bëjë direkte me ekzekutimin e ligjit, është kryetari i Partisë Socialiste, pra është përfaqësuesi i gjysmës së një populli që voton për të eshtë i detyruar ndaj kushtetutës. Nuk është puna që i kërkoj unë ligjërisht.

Kur bëhet fjalë për viktimat i kërkojmë që ky njeri të këtë pak empati dhe të kuptojë çfarë do të thotë viktimë, pastaj të kuptojë çfarë do të thotë viktimë e një masakre. Së treti të kuptojë masakrës kolektive, së katërti masakrës kolektive mbi civilë dhe së pesti masakrës kolektive mbi civil që i përkasin një kombësie të caktuar që do të thotë gjenocid. Pastaj do të fillojë të jetë njeri.

Sa për kryeministër, kryeministri është një post ekzekutiv. Nuk do të thotë që një kryeministër është detyrimisht njeri. Do ti kërkojmë të kuptoj se çfarë është njeri, çfarë është viktima mbi njeriun dhe çfarë është viktimizimi i njeriut.   

Pse Reçaku kaq i lidhur me fyerjen?

Sepse është e çuditshme se nuk kemi nxjerrë asnjë rezolutë për Kosovën, por ngutemi të bëjmë tre takime për MInishengenin kaq urgjentisht. Ne si popull e mbështesim vetveten. Por si shtet ne i mohojmë, mohojmë krimin. Dhe po mohuan krimin që është bërë mbi shqiptarët unë përsërish; A mos vallë për Edi Ramën shqiptarët janë të tepërt?.”- u shpreh Hoxha.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *