AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

A mësohet online në këtë çadër? Apeli i babait të 6-të fëmijëve: Më thanë vlerësuesit e banesës aty të rrinë (VIDEO)

Në gjithë Shqipërinë qeveria ka lajmëruar se vijon mësimi onlinë për nxënësit e shkollave ndërsa për 6 fëmijët e familjes Lekgegaj, është temë kryesore e ditës mbijetesa pasi jetojnë në çadër prej kohës kur banesa i është dëmtuar nga tërmeti.

Besim Lekgega nga fshati Perlat i Epërm i njësisë kthellë në Bashkinë Mirditë jeton prej muajsh në këtë zonë të thellë larg qendrës urbane në një çadër verore përmes vështirësive dhe skamjes së pazakontë. Në atë zonë nuk bëhet fjalë për internet ndërkohë brenda çadrës mezi arrijnë dhe të flenë. Fëmijët kanë mbetur pa shkollë, ndërsa familja rrezikon të mbetet  edhe pa ushqime pasi pak ndihma nga njësia e Kthellës janë të pamjaftueshme për familjen me 8 anëtarë.

Kryefamiljari u shpreh në një bisedë telefonike për Fax News se është babai i 6 fëmijëve dhe familjae tyre përbëhet nga 8 anëtarë.

Ai tha se kur i është bërë vlerësimi i parë i banesës është konsideruar 85% e pabanueshme ndërsa për herë të dytë i kanë komunikuar se përfshihet tek kategoritë për rikonstruksion.

Kryefamiljari nga Mirdita rrëfen se vlerësuesit janë pyetur nëse do i linin fëmijët e tyre në ato kushte dhe i janë përgjigjur se jo, por nga ana tjetër i kanë thënë se meqë i kishte rënë atij ky fat, ta përballojë.

“Unë kam gjashtë fëmijë, katër në shkollë 9-vjeçare dhe dy në kopsht. Pas tërmetit erdhi dhe virusi, na bllokoi brenda se ndoshta kisha mundur të bëja diçka. Të vijnë ta vlerësojnë shtëpinë tamam sepse ma kanë vlerësuar se është vetëm për riparime. Kam frikë se më zë poshtë fëmijët se për vete s’do e kisha problem. Për herë të parë e kanë vlerësuar me 85% të pabanueshme ndërsa komisioni i dytë i vlerësuesve e bëri të banueshme. I ka thënë vëllai a i le fëmijët tuaj aty, jo i ka thënë të rrinë fëmijët tuaj. Aty nuk jeton as qeni. Disa ndihma na i kanë sjellë. Prej fundit të dhjetorit askush nuk ka ardhur për ta vlerësuar. Kërkoj nga shteti nëse është për t’u riparuar të vijnë ta riparojnë dhe nëse është për t’u shembur të vijnë ta shembin dhe të më japin çfarë më takon, e di që është një situatë e vështirë sepse nuk erdhi nga njeriu por çfarë të bëj”, tha Lekgegaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *