Ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar mbrëmjen e sotme se sipas deklaratave të deritanishme nga figura të ndryshme të Partisë Demokratike, gjasat janë që ajo të futet në Parlament.
E ftuar në Opinion, ambasadorja foli dhe për zërat që thonë se ambasadorët mbështesin kryeministrin Edi Rama. Ajo theksoi se ajo e di shumë mirë detyrën e saj që është të përfaqësojë SHBA-në në Shqipëri.
Pjese nga biseda:
Fevziu: A mendon se PD do të marrë pjesë në Parlament?
Kim: Po.
Fevziu: Edhe nëse nuk e pranojnë rezultatin?
Kim: Mendoj se gjithccka tjetër që mund të jenë duke thënë bën shumë të qartë se ata do të jenë në parlament në shtator dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Fevziu: Ka shumë zëra që i thonë Bashës të ndahet nga ambasadorët sepse ata mbështesin Ramën?
Kim: Njerëzit janë të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre. Unë për vete e di cila është detyra ime. Ajo është të përfaqësoj SHBA në Shqipëri. Ne kemi një marrëdhëni të ngushtë me Shqipërinë dhe duam që të jetë akoma më e ngushtë. Nuk ka rëndësi kush është në pushtet. Kemi punuar jashtëzakonisht mirë me cilindo që është zgjedhur nga populli shqiptar.
(E.H/Faxweb.al)