Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“A kom shtrëngim duarsh më të mirë…?”, Gent Cakaj surprizon gazetarët në grup (Foto)

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një vizitë në Holandë ku është takuar me me homologun e tij holandez, Stef Blok.

Por një “incident” ka ndodhur në grupin me gazetarët të MPEJ pasi zyra e shtypit ka dërguar informacione dhe foto lidhur me takimin e Cakajt me homologun e tij holandez, Blok.

Ministri i Jashtëm shqiptar ka komentuar diçka të sikletshme në grupin e Ëhats’App-it.

“A kom handshake më të mirë?“-pyet Cakaj në grup, që do të thotë “a kam ndonjë shtrëngim duarsh më të mirë”, dhe e ka fjalën për përzgjedhjen e fotove.

Ndërkohë pas kësaj, siç edhe shihet nga fotot e mëposhtme, Cakaj i ka fshirë mesazhet njëkohësisht edhe foton si dhe i ka ndryshuar emrin grupit. Dhe në fund, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë “left” edhe nga grupi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *