AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

A kërcënohet siguria nga përplasjet mes muxhahedinëve?! Zyla në ”Fax News”: Pse u zgjodh Shqipëria (Video)

124 shtetas iranianë të ardhur në vendin tonë si pjesë e organizatës MEK, kanë hequr dorë nga kjo organizatë dhe ideologjizmat e saj, por  rrezikojnë të krijojnë në Shqipëri të njëjtën situatë si në Irak, ku u shënuan me dhjetëra vrasje.

‘’Fax news’’, ka zbuluar planin e masave që policia e shtetit, ka nxjerrë në zbatim që prej 21 shkurtit të këtij viti, me qëllim ruajtjen dhe garantimin e jetës së tyre.

I ftuar në studion e ‘’Fax News” Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak Ylli Zyla u shpreh se një pjesë e mirë e muxhahedinëve që janë në vendin tonë janë në një moshë të madhe, dhe nuk mund të sjellin një rrezikshmëri të lartë.

Zyla u shpreh më tej se shërbimet e sigurisë në vendin tonë e kanë mundësinë reale që t’i mbajnë në monitorim këta persona.

Po pse është zgjedhur Shqipëria për të sjellë këtu muxhahedinët?! Zyla shprehet: Ka shumë dilema, pasi Shqipëria quhet një vend i brishtë dhe një vend i vogël. Për të qenë realist nëse këta njerëz do të çoheshin në Francë apo në Angli, pesha e marrëdhënieve të tyre me Iranin është më delikate. Në Shqipëri nuk ka komunitete të tjera, ndaj është dhe më e lehtë që të akomodoheshin këtu. Pavarësisht se e shkuara e tyre është ajo që është. Ata veprojnë në mënyrë të centralizuar, të gjithë personat që komunikojnë me persona të tjerë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Iran, konsiderohen tradhëtarë.

‘’Muxhahedinët u përdorën në veprime të dhunshme,  ushatarake terroriste në luftën mes Iranit dhe Irakut. Nuk kanë një rrezikshmëri të dukshme për sigurinë kombëtare pasi nuk janë në moshë të re, shumica e tyre janë në moshë të tretë.

Në rast se afektohen nga autoritetet iraniane që janë në Shqipëri, janë shumë të fuqishme dhe në rajonin jonë, përmes organizatave dhe fondacioneve, atëherë situata mund të përkeqësohej. Në Shqipëri ka pasur 3 organizata iraniane, që kanë aderuar në vendin tonë. Drejtuesit e këtyre organizatave kanë ndikim në politikën dhe në qeverinë iraniane.

Muxhahedinët vetë e dinë të shkuarën e tyre, dhe nuk kanë një profesion, janë njerëz të pashpresë. E vetmja meritë e tyre është fakti se ata kanë denoncuar faktin e ndërtimit të armëve bërthamore nga ana e Iranit, dhe kjo solli dhe afrimin e tyre me SHBA-të.

Shërbimet e sigurisë i kanë mundësitë për të kontrolluar këtë masë njerëzish, rradhët  e tyre vijnë duke u punësuar. Ata nuk kanë mundësi që të ndikojnë në politikën iraniane, dhe kanë një rregull që nuk mund të martohen. ”, u shpreh Zyla.

 (E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *