Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin Nënë Tereza, ku ka nisur fushata e Partisë Demokratike, ndërkohë që mbështetësit shprehen se nuk janë aspak të frikësuar.
Një prej qytetarëve tha se vetëm të largohet Edi Rama, por të gjitha pasojat e tjera janë marrë parasysh.
“Vetëm të iki se na është bërë si burri i nënës, virusin e kemi kalu”, u shpreh një prej qytetarëve.
Për më shumë shihni videon e mëposhtme:
Të dyja partitë politike e kanë nisur fushatën e tyre në orën 18:00, ku PS ka zgjedhur që të mos ketë prani ntë qytetarëve, ndërkohë që për PD-në janë grumbulluar qindra qytetarë në shesh.