Kamera e Faxnews ka zbritur ditën e sotme në terren dhe ka marrë opinionet e njerëzve në lidhje me preceptimin e tyre mbi sigurnë e vaksinës ruse. Qytetarët e kryeqytetit shfaqaen të dyzuar mbi marrjen ose jo të vaksinës ruse ku disa prej tyre preferojnë vaksinat e tjera, por ka dhe shumë nga ata të cilët nuk kanë preferencë dhe do të bëjnë çfarëdo lloj vaksine që do t’iu ofrohet.
Një qytetare ndryshe nga i gjithë globi që primar ka vaksinimin e moshave të mëdhaja, shprehet se fillimisht duhet të vaksinohen moshat e reja pasi ato janë aktive për punë dhe prodhimtari, ndërsa të moshuarit duhet të izolohen në shtëpi.
“Unë them, jo. Të parët që duhet të vaksinohen janë rinia që shkojnë në punë. Rinia duhet të jetë primare se ata na ushqejnë. Ne të rrimë në shtëpi të dalim vetëm për Pazar” tha qytetarja.
Një tjetër qytetar shprehet se nuk ka besim te vaksina ruse por nëse do ta bëjnë të gjithë do ta bëjë dhe ai.
“Besim nuk kemi por nëse e bëjnë të tërë do ta bëjmë dhe ne”, tha qytetari.
Ka dhe nga ata qytetarë që kanë më shumë te Pfizer dhe shprehin mosbesim nga vaksina ruse, ashtu sikurse ka dhe nga ata që janë të bindur se vaksina ruse është tepër efektive.
“Ishalla është efektive, më shumë kemi besim te Pfizer se sa te vaksina ruse”, tha qytetari
“Jo akoma nuke kam kryer vaksinën pasi nuk kam patur disponibilitet. Kam besim te vaksina ruse pasi Rusia është superfuqi dhe certifikimi i vaksinës nuk është bërë akoma për shkak të burokracive. Pfizer-I është më e besueshme”, tha një tjetër qytetarë.
Pavarësisht preceptimit public certifikimi i vaksinave bëhet nga ekspertët e fushës dhe u duhet lënë atyre efiçenca ose jo e një vaksine apo e një tjetre.