Me brohoritjet për drejtësi, qytetarët kanë marshuar drejt presidencës.
Ata shprehen se presidenti aktual nuk ka reaguar siç duhet për vrasjen makabre të vogëlushes 7-vjeçare në Himarë.
Teksa e quajnë president kukull, ata kërkojnë që kryeministri Rama të marrë vendimin për shkarkimin e dy ministrave dhe të gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje tronditëse.
Kujtojmë se 7-vjeçarja Jonada Avdia u pëprlas për vdekje nga skafi i shtetasit Arian Tase, i cili rezultonte efektiv policie. Kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin publik, pasi incidente të tilla kanë qenë të përsëritura në plazhet e vendit, dhe institucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese.