Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

A ka shqiptarë të prekur nga tërmeti në Turqi? Ambasada në Ankara jep njoftimin e rëndësishëm

Turqia është gjunjëzuar nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 ballësh të shkallës Rihter, ndërsa janë shënuar edhe 22 viktima e me qindra të plagosur. Ambasada shqiptare e akredituar në Ankara ka dhënë edhe një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë atje.

Mësohet se deri më tani nuk është raportuar për asnjë shqiptarë të prekur nga efektet e tërmetit, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe numra kontakti si dhe adresa për të kërkuar ndihmë në rast nevoje.

Njoftimi:

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e ketij termeti.

Ambasada shqiptare në Ankara, se bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Për çdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara:
0090 312 441 61 0304
0090 549 561 1985

Konsullata Stamboll:
0090 212 44 32 56

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *