Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme për ‘Spotlight’, u pyet nëse ka ekzistuar një plan në marrëveshjen e 2017-ës me Lulzim Bashën për të çuar për skrap LSI-në. Rama u përgjigj se në marrëveshje nuk ka patur asnjë pikë ku shkruhej një gjë e tillë.
Kryeministri e anashkaloi shkurt pyetjen dhe u ndal më gjatë te autokritika mbi veten, ku tha se nëse ai do të bënte opozitën e Edi Ramës do ta kishte mundur.
“Ska pas ndonje pikë ku shkruhej që dy palët angazhohen për të çua LSI-në për skrap.
Është e rrezikshme sepse unë kam hyrë në këtë rrugë unë do dal si Edi Rama dhe jo të dal si dikush që nuk e njoh. Unë kam thënë që qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë do t’i ofrohem kështu siç jam, dua të vesh çitjane do t’i vesh, dua të them gjënë e fundit të parën e them. Ky jam unë nuk kam dal këtu për të më marrë si dhëndër.
Nuk i afrohem askujt për krushq, jam krenar që jam bashkëshorti i Linda Ramës. Nëse unë do të bëja opozitën e Edi Ramës, unë e mundja Edi Ramën”, tha Rama.