Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“A ka njeri që ja vë veshin këtij”, Basha ironizon me Ramës pas premtimit për rritjen e pagave dhe punësimit: Sikur të ishin bërë ato që thotë ky, sot Shqipëria…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postimi në twitter, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ramës se do të krijohet skema e punësimit për të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës si pasojë e pandemisë.

Rama gjithashtu u shpreh se në javët në vijim do të paraqitet dhe skema e rritjes së pagave për mësuesit dhe mjekët. Kryedemokrati ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit duke pohuar se “sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot”.

“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?” shkruan Basha në Twitter.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *