Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

A ka mundësi bashkëpunimi me Edi Ramën? Kryemadhi bën deklaratën e fortë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e pyetur nëse ka mundësi bashkëpunimi mes partisë që ajo drejton dhe Edi Ramës, e ka mohuar kategorikisht një mundësi të tillë. Në një intervistë të dhënë për ‘abc’, Kryemadhi ka theksuar se të bashkëpunosh me një njeri si Rama, që ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, është tradhti kombëtare.

“Bashkëpunimi i LSI me Edi Ramën është tradhti kombëtare. Të bashkëpunosh me një njeri, i cili ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, normal që çdo bashkëpunim me Edi Ramën do të ishte tradhti kombëtare.

Përsa i përket angazhimit dhe takimeve tona, duhet të kemi një gjë parasysh që qoftë PD, qoftë LSI janë dy grupime të ndryshme, pavarësisht se për herë të parë në historinë e tranzicionit të 30 viteve, ne kemi një koalicion parazgjedhor midis Partisë Demokratike dhe një partie të majtë, që është LSI, e cila nuk është më thjesht një strukturë me katër deputetë, por është një strukturë e cila është realitet politik dhe mund t’ju them që është edhe shumë më shumë se një forcë politike.

Është një energji e pashtershme të rinjsh dhe të rejash, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi, të cilët kanë dëshirën, ëndrrën dhe shpresën për ta ndërtuar këtë vend. Beteja e 25 prillit nuk është betejë figurash. Nuk është beteja ku njerëzit kanë nevojë të shikojnë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në televizor.”, u shpreh Kryemadhi.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.