Kreu i PD Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse ka deputetë të opozitës të përfshirë në Portin e Durrësit.
Berisha tha se nëse ka qoftë një të tillë do ta denoncoj si një mega hajdut. Por nuk mohoi dhe ripërsëriti sërish akuzat ndaj ish kreu të PD Lulzim Basha, të përfshirë në aferën e Portit të Durrësit.
Berisha: Ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun nr 1 të Pd, si njeriun që kërkon të zhduke opozitën dhe PD, dhe do marrrë përgjigjen më ndëshkuese, se PD është në të drejtën morale, kushtetuese për të qenë e pavarur.
Kjo marrëveshje për tragjedinë e Shqipërisë, pozitë opozitë, është e vërtetë.
Klani Rama dhe klani Basha, kjo është faktuar. Ai që ishte administator i simfonisë, ai ishte edhe i Ramës dhe Bashës. Mos kujtoj kush se po bëj akuzë poliitke por po them të vërtetën e hidhur. Opozita e blerë me marrëveshje mafioze të portit të Durrësit.
A ka deputetë të tjerë të PD të përfshirë në Portin e Durrësit?
Unë garantoj se nuk e akuzoj por janë fakte, Mediat e nxorrën se administratori i Bashës, edhe i simfononisë së Emarit, por cilido të jetë do ta denoncoj si nje mega hajdut, ju se dini se ca rregullash janë shkelur.
A keni besim të GJK?
Ju sic e dini drejtësia kontrollohet nga Edi Rama, ne jemi opozitë serioze, nuk mund të sillemi si nje shoqëri parashtetërore, e respektojmë GJK dhe do përdorim cdo mjet për të mbrojtur pronen publike të qyetarëve shqipta. Po vidhen 200 mijë m2. I është dhënë klanit Rama-Alabar. Ato bëjne 3 mld euro.