Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashJetë dhe stilTe FunditTe Gjitha

A ka dashuri pas tradhëtisë? Cilat janë 4 fazet që duhet të kaloni para se të merrni veten nga zhgënjimi i një lidhjeje

Ndonëse është gjëja e fundit që do të donit t’ju ndodhte, duhet të pranoni që rrisku i tradhëtisë është i pranishëm në çdo marrëdhënie, madje edhe në ato që ju i konsideroni të forta dhe të konsoliduara. Kjo nuk do të thotë të ngrini këmbanën e alarmit aty ku nuk ka gjë, por sigurisht që pakëz vigjilencë nuk ju bën kurrë dëm.

Në një moment është vetëm një ndjesi, sikur ndërgjegjja juaj po tregon se diçka nuk po shkon mirë. Atmosfera është e tendosur, partneri juaj është larguar, telefoni i tij është gjithmonë i kthyer përmbys dhe ai është gjithmonë jashtë shtëpisë për pune apo me miqtë. Më pas një ditë, një mesazh në orët e vona dhe bota ju shembet nën këmbë. Në një fragment sekonde zhduket çdo gjë, lumturia, e ardhmja, siguria etj. shkruan Living.

Tashmë të tradhëtuarat jeni ju dhe duhet të kaloni kohë para se të shëroheni nga ky zhgënjim. Por cilat janë 4 fazat që duhet të kaloni pas një tradhtie?
1. Faza e parë është padyshim faza ku do të keni aq shumë dyshime, i drejtoni vetes shumë ‘’Pse’’, por është aq e vështirë të keni përgjigjje.
2. Në fazën e dytë do të përpiqeni të zbuloni sa më shumë për personin tjetër, ta njihni dhe të zbuloni si kanë rrjedhur ngjarjet mes tyre. Në këtë fazë me siguri do ta gjeni veten duke krijuar sa më shumë profile false në rrjete sociale për të zbuluar më shumë se ç’ndodh mes tyre.
3. Sigurisht që nuk do të mungojnë as lotët, thyerja e besimit, do të ndiheni keq dhe do të doni të izoloheni nga të gjithë. Kjo përkon me fazën e tretë, një fazë në të cilën do të kuptoni se gjërat nuk do të jenë më kurrë si më parë. Mundohuni të kapeni fort pas miqve dhe njerëzve të dashur
4.Koha ka bërë punën e saj. Ndiheni më e fortë dhe tashmë jeni mësuar të ecni pa ndihmën e një personi tjetër në krahë. Keni hedhur çdo gjë pas shpine dhe tashmë po shijoni të tashmen, duke moh humbur shpresën të rigjeni lumturinë.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *