Familja Topi ka denoncuar në Fax News ndërprerjen e kempit prej 4 vitesh tashmë, pavarësisht se ishin trajtuar me kemp për 35 vite.
Me lot në sy, e zonja e shtëpisë i bën thirrje shqiptarëve që nëse kanë mundësi sado pak të vënë dorën në zemër dhe t’i ndihmojnë.
Nga ana tjetër, i zoti i shtëpisë tregon para kamerave gjendjen e duarve të tij që i pamundësojnë punën. Ai gjithashtu thotë se në të njëjtën gjendje ka dhe këmbët, si edhe ka dhimbje koke të vazhdueshme.
Familaj Topi me 5 anëtarë, dy bashkëshortët të paaftë për punë, vajza e tyre, dhëndri dhe mbesa 2 vjeçe jetojnë në një shtëpi pa kushtet e nevojshme për një jetë normale. Prandaj dhe ata i bëjnë thirrje autoriteteve që të vënë dorën në zemër dhe të paktën t’i sigurojnë të paktën një dhomë sa për të ndenjur brenda, duke qenë se ata nuk kanë mundësi të paguajnë qiranë.
I zoti i shtëpisë tregon gjithashtu se jetojnë 5 persona me vetëm 30 mijë lekë të vjetra në muaj që ia jep ndihmë bashkia. I dëshpëruar, ai thotë se nuk dinë se ku të shkojën por vetëm të vrasin vetëm iu ka mbetur.
Intervista:
Arsyeja e heqjes se kempit? Bashkeshorti: Unë kam pas marrë 35 vjet kemp. Tani më thonë që nuk të takon. Unë kam 35 vjet që marr kemp. Nuk jam në gjendje as për punë dhe asgjë. Nuk e di për ccfarë arsye, më kanë kërku lekë po unë lekë nuk kam. S’kisha lekë me hor bukë jo me pagujt për kemp. Ja durët e mia, ja këmbët dhe kokën nuk e kam në rregull, kam dhimbje sshumë. Nuk e di ku është arsyeja. Kam 35 vjet që marr kemp, nuk është njëë javë, apo një muj. Nuk e di.
Bashkëshortja: Prej 35 vitesh unë kam pas marrë kempin dhe ma kanë ndërprerë. Më thanë nuk të takon. Për ccfarë arsye nuk më takon kur unë nuk jam e aftë për veten time. Ju lutëm më ndihmoni të gjithë motra dhe vëllezër. Vini dorën në zemër për mua dhe bashkëshortin tim. Një ndihmë sa më të vogël.
Sa anëtarë ka familja? Vetë i pesti. Kam nusen, kam vajzën të martume me dhëndrin kanë një vajzë 2 vjecce. Dhondrri puno me raste. Vajza nuk puno. Unë me thënë të drejtën mund të kem gjet një punë në një lokal që ka pas për tpastru lulishten. Kam punu me thonë të drejtën sa me hor i cop bukë thatë.
Shtëpia? Këtu jemi me qera. Kemi shumë vite me qera se e pata shit shtëpinë kur qenë firmat piramidale. Atje nuk mora asigjo, ata nuk kthehen mo. Nuk isha vetëm unë që e shita. Na kanë thënë largohuni nga këtu se do shemben. Tani ne jemi në dorë të zotit, në mëshirë të fatit. Le që ne nuk jemi në gjendje të paguajmë qera. Nuk kemi asnjë lloj të ardhme. Bashkia na jep 30 mije lekë të vjetra në muj. Se di si të jetojnë 5 veta me 30 mijë lekë të vjetra. Ky i riu kryetari Bashkisë na ka premtu për të bërë dicka, por deri më tani nuk ka bërë asgjë. Ka premtu për diccka për shtëpinë. Ai tjetri që iku, me atë nuk u folte. I shkova te zyra dhe më tha kam njerëzit e mi me qera dhe skam cca ti boj.
Thirrja? Bashkeshorti: I bëj thirrje që po më ndihmunë, të më bëjnë një dhomë sa me nejt mrena. Të bëjnë diccka që unë të paktën të flej në një strehë. Nuk kam ku shkoj. Kemi kërku ndihëm gjithandej, por deri më sot nuk na ka ndihmu kush. Po na mbajnë me premtime ndoshta prej votimesh por nuk e di. Tani në rast se do vini dorën në zemër për me na ndihmu, do ia dijmë për falimnerit. Kjo është guzhina ku rrimë, ku flemë, ku hamë bukë. Ne flemë në një krevat teke, jo dopio, është turp me e thonë. Ina në vitin 2021 dhe të rrish me një dhomë vetë i pesti s’ka bo vaki. S’kena ku me shku, vetëm me vra veten. Vetëm kjo na ka ngel.
Bashkeshortja: I bëj thirrje të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë të na ndiyhmojnë sado pak.
(E.H/Faxweb.al)