Nuk janë të pakta rastet kur shumë personazhe, e kanë fituar famën nga rrjetet sociale. E njëjta gjë i ndodhi edhe Avniut, i cili në pak kohë u bë viral me shprehjet “ Jam nana”, apo “A je tu ardh me pi kafe”.
Por fakti që disa ditë më vonë regjizori Drilon Hoxha doli krah Avniut, në një video ku tregonin se do të ishin bashkë në një film, i bëri të gjithë të mendojnë se ky i fundit kishte bërë reklamë të fshehur për filmin e tij të rradhës.
I ftuar në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi aktori tregoi të vërtetën e ‘Jam nana’ dhe nëse e përdori ai suksesin për filmin e tij të dytë.
‘Avniut ja ka bërë videon dikush tjetër. Nuk ka lidhje me ne, këtu ndodhi keqkuptimi. Ai ishte pjesë e filmit para se të dilte video. Por atë video ‘jam nana’ nuk e kemi xhiruar ne. Njerëzit kujtuan se e xhiruam ne, nuk ka lidhje’.
Ermali e pyeti Drilonin nëse e terhoqi pas filmit Avniun për shkak të suksesit të tij teksa ai ripohon se e kishte në staf para zhurmës online. Aktori tregon se pelqën personazhet karakter në film ashtu siç edhe Avniu është.