Gjatë ditës së djeshme në mediat rozë qarkulloi lajmi se Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha ishin drejt fejesës.
Burime për ‘Icon Style’ konfirmuan lidhjen e të dyve dhe thanë se çdo gjë ishte bërë familjare. Megjithatë vetë Albi dhe Alba nuk preferuan të flasin dhe vetëm ditën e sotme koreografi tregoi si qëndron e vërteta.
I kontaktuar nga ‘Revista Class’, Albi ka mohuar çdo gjë. “Nuk është i vërtetë ky lajm. Unë nuk jam fejuar”, – ka thënë koreografi. Për më tepër ai ka mohuar për të disatën herë zërat për një lidhje me Alba Hoxhën.
Albi dhe Alba janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, megjithatë ata kanë thënë se çdo takim është vetëm në kuadrin e punës dhe asgjëje më tepër.