Pasi kanë kaluar disa ditë nga dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armin Mevlanit, kjo e fundit u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në instagram. Një prej ndjekësve e ka pyetur blogeren nëse fëmijët e Shkëlzen Berishës ishin të pranishëm në dasmë.
“Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, shkroi blogerja për djalin dhe vajzën e partnerit të saj. Kujtojmë që pak kohë më parë, Armina foli dhe për marrëdhënien që kishte me fëmijët e tij.
Më herët ajo tregoi se nuk pretendon të jetë një nënë për ta. “Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht”– tha Armina.