Vaksinat Sinovac për të cilat kryeministri Edi Rama shkoi në Turqi, do të mbërrijnë mesditën e sotme në Shqipëri.
Burime për ‘Faxweb’ bëjnë me dije se dozat e vaksinës Sinovac u blenë përmes kompanisë turke kontraktore Keimen Ilaç. Ndërkohë ende nuk dihet se sa do të jetë sasi që kryeministri Rama ka siguruar.
Kujtojmë se kryeministri Rama u nis drejt Turqisë ditën e mërkurë për të finalizuar marrëveshjen me distributorin turk për sigurimin e vaksinave kineze. Ndërkohë mëngjesin e sotëm Rama përmes një komenti në ‘Twitter’ ngushëlloi veten duke deklaruar se edhe po s’ia doli, askush tjetër nuk ia del dot.
(R.G/Faxweb.al)