Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBlogFlashTe FunditTe Gjitha

A i dini pagat e shqiptarëve? Ulini dreqi e mori çmimet se vetëm ne ju kemi mbetur!

Nga Ilir Metaj: Per ju, administratore hotel-restorantesh, ne kete kohe te veshtire.!

Te dashur administratore te njesive hoteliere e restoranteve, jemi ne fundin e korrikut dhe per fat te keq,ende nuk shoh te reagoni si duhet ndaj krizes se pandemise. Ne ekonomine e tregut, ai qe vendos eshte raporti kerkese- oferte! Sa me e madhe kerkesa( nr i klenteve), aq me e madhe oferta( çmimi)
Edhe e kunderta eshte e vertete. Dhe eshte pikerisht rasti yne.

Llogarite duhen bere me minus rreth 7 milione turistet e huaj qe i kemi patur te pervitshem kohet e fundit. Kjo eshte kerkesa! Per fat te keq. Mos harroni te zbrisni nga kerkesa edhe 90% te numrit te emigranteve qe vinin cdo sezon veror, e qe tani per shkak te mbylljes se kufijve dhe rregullave te protokollit pandemik ne fuqi, nuk vijne me. Pra “kerkesa” juaj per kete vit, jemi ne, shqiptaret e Shqiperise, me pak shtesa nga kosovaret, maqedonasit e ndonje charter nga Ukraina.

Oferta juaj nderkohe(çmimet) vazhdojne te jene te njejtat ( me ndonje ulje te parendesishme) si ne kohen e kulmit te kerkeses. Ulini dreqi e mori cmimet! Jo qe te perfitojme nga ju, as t’ju hipim ne kurriz e t’ju pime gjakun! Jo! Thjesht, na ndihmoni t’ju ndihmojme! Ti administrator i hotelit, si mund te mbash te njejtin cmim dhome (ne euro pervec te tjerash), qe kishe edhe vjet apo parvjet,kur kerkesa ta lejonte luksin e tille? A e shikon qe gjate javes hotelin e ke pothuajse bosh dhe ndonje levizje me shume ne fundjave, nuk te jep oksigjenin e mjaftueshem per t’e mbijetuar, pale per t’u rritur?!

Cfare pret, te ulesh cmimin e te punosh me paketa turistike?! Pershtatu te mbijetosh!!!
Shqiptaret nuk jane japoneze qe te kene fuqine ekonomike qe te vetem, t’u japin “karburantin” qe konsumon motori tuaj tregtar! I dini pagat e shqiptareve?! A e dini fuqine ekonomike mesatare te familjeve shqiptare?! A doni te ndihmojme njeri-tjetrin t’i mbijetojme keaaj flame?!
Per fat te keq, apo te mire, u kemi ngelur vetem ne kete sezon veror!

Kur dreqin do e kuptoni?! Ti administrator restoranti, a te pelqen te besh 3 tavolina ne dite me cmime “ne koke” , apo 20 tavolina ne dite me menu turistike, apo menu ditore? Si eshte e mundur valle( me ndonje perjashtim te rralle) qe askush nuk punon me menu turistike te reklamuar te hyrja e restorantit?!
A mos nuk duan te fitojne, a mos jane budallenj, apo jane fillestare restorantet neper qytetet turistike europiane qe punojne menu te pershtatira per turiste qe nuk duan vetem “cmime ne koke” ? Ulni cmimet, pershtatini oferten kerkeses, shtoni xhiron ditore, ndihmoni zinxhirin e konsumit, sepse ndihmoni veten.

Ndihmonii ata qe shesin peshkun,mishin,perimet,pijet, nuk pakesoni vendet e punes, ndihmoni taksistin qe sjell me shume kliente, ate qe i shet naften taksistit agjensine qe e solli klientin… Na ndihmoni t’ju ndihmojme! Ne kete kohe te veshtire( qe per fat te keq nuk e dime sa do zgjase) kemi vecse njeri-tjetrin!
Hapeni mendjen!

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *