Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

A është SHBA pro ndryshimit në kufijve mes Kosovës dhe Serbisë? Grenell e thotë troç

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, reagoi ashpër pas një lajmi se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për një shkëmbim territoresh, mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell postoi një lajm nga portali i Brukselit, EuObserver, ku thuhet se ideja e shkëmbimit të territoreve mbetet popullore nëpër disa qarqe amerikane. Portali shkruan se Grenell po vazhdon të promovojë idenë e shkëmbimit si një zgjidhje e shpejtë e problemit.

Por Grenell, që shërben si ambasador i SHBA në Berlin, dhe njëherësh i është besuar dhe çështja mes Serbisë dhe Kosovës, nga Trump, tha se ky është një lajm fals. Sipas tij, portali as nuk e ka telefonuar dhe as nuk i ka shkruar që ta pyesë lidhur me qendrimet e tij.

“Jam këtu për ato që bien dakord palët- jam i fokusuar në zhvillimin ekonomik, jo për politikën,” shkruan ai.

Së fundi Grenell ka qenë shumë aktiv në arritjen e disa marrëveshjeve ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, dhe ka gëmbëngulur fuqishëm që qeveria e re e Albin Kurtit të heqë taksën për produktet serbe.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *