Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

A është Ilda vulgare? Eva Murati i del në krah Nanos: Duhet të tregonte…

Ende vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve të emisioneve televizive debate mes moderators Ilda Bejleri dhe Mustafa Nanos.

Nano akuzoi dy moderatoret sportive Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin për nudizëm dhe Bejlerin e konsideroi vulgare.

E ftuar në “Thumb”, ishte moderatorja tjetër shumë e famshme, Eva Murati.

“Unë dal tre herë në javë në ekran. Fustanet ato janë, një herë do e nxjerrësh dekoltenë, njëherë jo. Më e rëndësishme se dekolteja është ajo çfarë ti thua!”- ka thënë Murati.

E pyetur nëse e konsideronte Ildën vulgare Eva tha:

“Barbara D’Urso është 50 vjeç dhe sërish, del të dielën me dekoltenë te goja! Nuk më pëlqeu fakti që debati u shndërrua disi, jo po origjina e një prej personazheve. Nuk më pëlqeu fare kjo pjesë. Ilda kishte mundësinë të tregonte veten pak më mirë. Por në fund të ditës, çdokush e zgjedh vetë çfarë duhet të thotë. Mendoj se edhe sheqeri, edhe akullorja, edhe gjërat më të mira kur bëhen shpesh, bëhen të mërzitshme dhe pjesë e personalitetit tënd. Nëse del nga 5 herë në ekran me dekolte ajo është pjesë e jotja, nëse e alternon është pjesë e etikës televizive.”

(F.M/Faxweb)

xtgh_3.PNG

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close